Vëllai i Ilnisës ka qenë i ftuar sot në “Mos i bjer me Top” ku ka folur për lojën e motrës së tij brenda shtëpisë si dhe raportet me Meritonin.
Duke u ndalur te ofendimi i Ilnisës ndaj Rikes, ku tha “e ka kërcyer gjysma e rruzullit”, vëllai i Ilnisës mendon se asaj i është bërë gjyq publik për këtë fjali, duke shtuar gjithashtu se ka dalë nga konteksti e duke shtuar një “thumb” për Riken.
“Me çfarë kam vënë re, Rikja ka qejf të kërcejë. Ishte batutë, njerëzit nuk kanë pse e keqinterpretojnë këtë gjë. Nëse unë do isha vëllai i Rikes dhe do të njihja motrën time, që në këtë rast do ishte Rikja, do ta përtypja dhe do qeshja.” – ka thënë vëllai i Ilnisës.