Dashi- Gjatë ditëve të fundit keni qenë të tensionuar dhe rrezikon që të shkaktojë disa polemika dhe debate. Nëse e keni tepruar, mos hezitoni të guxoni dhe të gjeni një kompromis.
Demi- Gjatë kësaj dite do të jeni të qeshur dhe më në fund problemet e së kaluarës do ju duken një kujtim i largët. Mundohuni që të përfitoni nga ky moment i favorshëm, për t’u rikthyer në lojë edhe në fushën e dashurisë.
Binjakët- Kjo është një ditë pozitive, gjatë së cilës do të ndiheni të fuqishëm në raport me të kaluarën. Më në fund do të lini pas shpine tensionet në aspektin profesional.
Gaforrja- Për shenjat e ujit dashuria është prioritet. Gjatë periudhës së fundit jeni përqëndruar shumë tek puna, edhe sepse keni qenë të tensionuar për shkak të një sërë vështirësish.
Luani- Do të jeni më të gatshëm për t’u përballur me personat e tjerë. Një pasion i juaji mund të rezultojë vendimtar për realizimin e një projekti të ri i cili do të japë fryte.
Virgjëresha- Do të jetë një ditë shumë interesante sa i takon ndjenjave. Kush dëshiron që t’i japë më shumë stabilitet lidhjes së tij/saj, ky është momenti i duhur për ta bërë.
Peshorja- Të nisni të flisni për të kaluarën, për problemet që po mundoheni t’i lini pas, nuk do ju çojë askund. Me shumë mundësi do të ndiheni të pakënaqur, për shkak se nuk do të arrini objektivat që keni duke përjetuar momente ankthi.
Akrepi- Ka shumë mundësi që kush ju qëndron pranë nuk është i bindur në disa zgjedhje që ju keni bërë. Përfitoni nga kjo ditë për të sqaruar keqkuptimet dhe pasiguritë.
Shigjetari- Do të keni projekte të mëdha, sidomos për verën dhe për këtë duhet të përqëndroheni mirë si t’i realizoni. Ka shumë mundësi që disa ndryshime të turbullojnë ekuilibrin tuaj.
Bricjapi- Gjatë ditëve të fundit po përballeni me beteja dhe sfida të ndryshme. Duhet të vlerësoni nëse duhet të mbyllni ose jo një histori apo të punoni për ta rikuperuar atë. Keni nevojë për pak kohë.
Ujori- Në periudhën e fundit keni akumuluar shumë stres, por tashmë do të vijë periudha e rikuperimit. Kjo ditë do të ofrojë mundësi shumë të mira edhe për lidhjen në çift.
Peshqit- Gjatë javëve të fundit situata ka qenë e tensionuar. Nga pikëpamja fizike keni ndjerë lodhjen e akumuluar. Sot bëni mirë të menaxhoni angazhimet e mbetura pezull.
/tvklan.al