Banorët e “Big Brother Vip” janë ndarë sot në dy grupe për të zhvilluar një sfidë vallëzimi.
Dy balerinët Graciano dhe Albi kanë krijuar grupet e tyre, të cilët janë vënë përballë njëri tjetrit.
Vetëm grupi fitues do të ketë buxhet për javën e ardhshme, ndërsa fitorja do të vendoset në bazë të pëlqimeve të publikut në faqen zyrtare të BBV në Instagram.
Deri tani duket se grupi i Gracianos po rezulton fitimtar.
Koreografia e krijuar nga vetë ai përfshinte edhe një puthje në buzë. Vetë Graciano u puth me Eglën në fund të performancës, më shumë se një herë.
Epo, i kërkon performanca këto puthje…