Fatbardha Pali u vetëvar ditën e djeshme në banesën e saj në Pirgos, Greqi. Autoritetet lokale zbuluan trupin e saj disa metra larg spitalit të zonës, ndërsa përpjekjet për t’i shpëtuar jetën dështuan pasi ajo u konstatua e vdekur.
Shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike lidhen me problemet familjare dhe dhunën psikologjike që bashkëshorti ushtronte ndaj saj. Madje, dyshohet se ai e tradhtonte.
Kjo nxitur nga disa letra që viktima ka lënë publikisht në Facebook para se të vdiste. Ajo ka përshkruar tradhtitë që burri i saj bënte me kunatat dhe shumë femra të tjera.
Ajo madje flet edhe për kunatat e saj Elonën nusen e vëllait të saj dhe Mirën nusen e djalit të tezes së burrit, të cilat i akuzon se kanë patur lidhje me bashkëshortin e saj.
Letrat kanë përmbajtje të rëndë.