Graciano Tagani është një nga personazhet që është bërë pjesë së fundmi e shtëpisë së “Big Brother Vip”.
Partnerja e tij Argjira Spanca ishte personi që nuk ishte aspak dakort me hyrjen e tij në reality show, mirëpo tani ajo është mbështetësja e tij më e madhe.
Me anë të postimeve në rrjetet sociale, moderatorja ka treguar se e ndjek Gracianon gjithë kohën, madje kujdeset edhe për paraqitjet e tij në spektakël.
Ditën e sotme ajo ka organizuar një pyetësor me ndjekësit në Instagram, ku shumica e pyetjeve kanë qenë lidhur me Gracianon.
“Si po i përballon ti debatet e fundit të Gracit, duket shumë emocional”- ishte një prej pyetjeve, ndërsa Argjira u përgjigj:
“Sa mërzitem me “x” gjë, ata fillojne dhe qeshin të gjithë me njëri tjetrin kështu që kam vendosur t’ja fus edhe unë një mendje të lehtë.
Ata e kuptojnë shumë mirë që publiku do show. Ne të tjeret na ka ngel thjesht të shkojmë me rrjedhën”