Fitues i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova” është shpallur Lumbardh Salihu.
Ai doli më i votuari i publikut në një përballje me Edona James, Shqipe Hysenaj, dhe Blerando Lajci, duke fituar kështu çmimin prej 144 mijë eurove.
Emocionet gjatë mbrëmjes të së premtes ishin të paparashikueshme për çdo konkurrent të mbetur ende në garë por dhe për çdo dashamirës të tyre dhe jo vetëm.
Më poshtë do të paraqesim një video gjatë momentit që Lumbardhi fiku dritat e shtëpisë më të ndjekur, ashtu sikurse i ka hije çdo fituesi në fund të spektaklit.