Big Brother tashmë është formati më i ndjekur në vendin tonë.
Të vëzhguarit e banorëve 24 orë dhe shpërfaqja e tyre në të gjitha dimensionet pa ‘filtra’, është kthyer në ‘aktivitetin’ e preferuar të publikut që e ndjek formatin.
Mirëpo, sipas ish regjisorit të “Big Brother Albania”, ky reality nuk është tamam i tillë dhe banorët nuk janë dhe aq “pa filtra”.
I ftuar në një intervistë, Xhek Tahiri, regjisor i edicionit të parë të “Big Brother” në Shqipëri, ka folur “pa dorashka” sa i përket këtij prodhimi, duke hedhur kështu ‘hije dyshimi’ mbi vërtetësinë e Big Brother.
Sipas Xhekut, BB është një format totalisht i dirigjuar.
Ai u shpreh se çfarë ndodh në Big Brother, nuk është lojë e banorëve, por produksioni vendos për ta se si do të luajnë dhe kjo bëhet e mundur përmes dhomës së rrëfimit.
“Nuk ta të bëjë me reality show. Fillimi po, është i vërtetë. Kur hyjnë banorët, derisa të njihen është i vërtetë. Pastaj, produksioni vendos për dinamikat dhe cili nga banorët do të “gjuajë” kë. Unë këtë e kam bërë vet, s’mund ta mohojë askush. Të çohen të gjitha mediat kundër kësaj pjese, unë e argumentoj.” – u shpreh ndër të tjera Xhek Tahiri, regjisor i “Big Brother Albania 1”, i zhvilluar për herë të parë në vitin 2008 në “Top Channel”.