Arbana Osmani është një nga moderatoret më të dashura për publikun. Ndonëse për shumë vite, Arbana ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe publikut, jetën private e ka mbajtur gjithnjë shumë hermetike.
Megjithatë, sot Arbana ka ndarë një pjesëz të historisë së saj, pas pyetjes që një ndjekëse i bëri në një pyetësor në Instagram.
“Si përballohet humbja e mamit në një moshë të re? ” – ka qenë pyetja drejtuar Arbanës, pas së cilës moderatorja ka treguar se nëna e saj ka vuajtur nga kanceri kur ajo ishte fëmijë.
“Kjo (pyetje) më bëri të qaj. Nuk e di, besoj nuk ka diferencë mosha, një humbje e tillë është gjithmonë e dhimbshme kurdo që vjen. Nëna ime ka qenë në rrezik për jetën kur ne kemi qenë shumë të vegjël dhe për shumë vite me radhë unë kam jetuar me frikën se kanceri mund të rishfaqej një ditë dhe mund ta humbisja papritur. E të betohem vetëm mendimi më lendonte aq shumë.
Të sugjeroj DR Laura Berman, ka podcasts dhe video në Youtube mbi grief and loss që besoj do të të ndihmojnë shumë të përballosh humbjen.” – shkruan Arbana Osmani.