Reperi i njohur Besnik Canolli, i njohur me emrin artistik t 2po2, ka vendosur të tërhiqet nga muzika.
Lajmin e ka bërë me dije vetë reperi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se viti 2024 do të jetë, viti i fundit i tij në muzikë.
Ai ka publikuar së fundmi, albumin e tij “solo”, të titulluar “AUTHENTIC”.
“1994 ishte viti kur fillova me muzikë. 2024 le të jetë albumi im i fundit”, ka shkruar në postimin të tij.
https://www.instagram.com/p/C2uUA5wCr2v/?utm_source=ig_web_copy_link
Besnik Canolli është në tregun muzikor prej vitit 1994. Ishte kënga “S’me pelqen kjo loje”, në bashkëpunim me Arben Mehmetin, ajo që bëri për vete zemrat e shumë moshatarëve të tyre.
