Ilnisa Agolli ka qenë një ndër personazhet më të komentuar dhe të përfshirë në debatet që janë zhvilluar së fundmi në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’.
Përpos strategjive të lojës, gazetarja po shijon lidhjen me moderatorin nga Kosova , Meriton Mjekiqi, me të cilin sot shkëmbeu dhe puthjen e parë në buzë.
Por shqetësimi i saj sot ka qenë vajza e saj për të cilën u shpreh në një bisedë të zakonshme me Merin në dhomën e gjumit se i mungon dhe se ajo nuk do të donte që të bëhej pjesë e formatit, pasi nuk rrinte dot pa mamin e saj.
Sa i takon lojës së saj, Ilnisa thotë se vajza e saj e njeh shumë mirë se kush është.