Pjesë e emisionit ‘Ndryshe’, përmes telefonatës kurth ishte moderatorja Cubi Metkaj.
Anxhela Baxhija ishte ajo që realizoi telefonatën kurth me moderatoren, pasi Cubi është përfolur shumë nëpër media që do të jetë një ndër banoret që mund t’i bashkohet shtëpisë së “BBV3”.
Anxhela e nisi telefonatën duke i bërë asaj një ftesë për të qenë pjesë e “Big Brother Vip” me një mision sekret. Në lidhje me këtë moderatorja u shpreh:
“Është shumë e lodhshme, e kam rimenduar por më duket e lodhshme.”
Por Anxhela nuk u mjaftua me kaq dhe i tha se do të jetë vetëm për dy javë me misionin sekret për të ndarë Ilnisën me Meritonin.
“Më lër pak kohë të mendohem. Misioni më pëlqen. Do ta bëj çorap Ilnisën me Meritonin”, tha Cubi duke qeshur.
Në fund të intervistës të gjithë ranë dakord se kjo do të ishte nje ide mjaft e bukur për tu përdorur në “Big Brother”.