Santiana Maloku u largua të premten nga Big Brother VIP Kosova 2.
Ajo ka qenë së fundmi e ftuar në një intervistë në Klan Kosova, ku ka folur për lojën brenda, strategjitë si dhe për atë se si u prit jashtë.
Ajo u pyet edhe për takimin me të dashurin e saj, i cili ka qenë shumë i komentuar gjatë kohës kur ishte në këtë reality.
“Shumë mirë. Unë u gëzova shumë kur e pashë. E kam parë edhe më herët normal në Big Brother. Mirë, shyqyr mirë. Gjithë kohën jam me të, nuk më ka rënë me dalë. Vetëm kur jam nëpër studio”, tha ajo.