Kiara Tito është në javët e fundit të shtatzënisë dhe sigurisht, po përjeton ndër ditët më të lumtura të saj, teksa ndan shpesh me ndjekësit dhe fansat momente nga përditshmëria, madje edhe disa “probleme” që vijnë bashkë me pritjen e ëmbël.
Kështu, nëpërmjet një postimi të fundit, moderatorja ka treguar se është në fazën kur i janë enjtur gishtat, aq sa i është dashur të heqë edhe unazën e martesës pasi nuk i bën më.
Arsyeja përse e ka ndarë këtë me ndjekësit është sepse sipas saj kur ta shohim po unazë mund të keqkuptohen për ndonjë “problem” me Luizin, por në fakt arsyeja është vetëm kjo dhe këto ditë i duhet të rrijë pa të.
Nga ana tjetër, ajo ka bërë edhe hashtag-un #25weeks, pra që është 25 javëshe, ndërsa nuk i fsheh edhe emocionet e t’u bërit nënë për herë të parë.