Juli ka kujtuar sot babin e tij të ndjerë, Zef Deda. Tek bisedonte me Eglën dhe Albin, ai u shpreh se sa e ‘vështirë është të shohësh prindin duke ikur’,
Fillimisht Juli tregoi se si në vitin 2020 Zefi ishte infektuar me Covid dhe nuk pranonte që të shkonte në spital. Ai shton se e çoi me zor në spital, ku e kaloi.
Ndërkohë 1 vit më parë zbuluan se Zefi ishte diagnostikuar me kancer në stomak, i cili pastaj iu përhap në trup.
“E kaloi shumë keq. Nuk u dorëzua po nuk kishte ça të bënte më, se ai nuk donte të vinte as në Tiranë. Atje tha ‘të mbysin’ se shikonte në televizor duke u hedhur nga kati i dytë. Se Covid-in e agravoi më shumë media se vetë Covid-i.
Ndenji në shtëpi 9 ditë, 4 ditët e fundit me 40 temperaturë. E kam marrë me zor, e kam marrë me ambulancë deri te një spital privat. Sigurisht më ndihmuan edhe këto më thanë sille këtu, por nuk doja t’a çoja në shtet. Kishte atë idenë dhe u thashë ‘po e solla në shtet e vrava para kohe’. Ishte psikoza.
Ka ardhur krejt i mbaruar, pa pikë shprese. Në vitin 2020, në dhjetor. Fillova duke qarë kur e pashë atë thashë ‘iku’. Edhe i thashë mjekut ‘nuk dua të ma marr Covid’. Më iku truri se kisha mundësi. Covid ishte çështje kohe, sa më shpejt ta kapje. Por siç i kanë prindërit tanë ‘ik se nuk dua ilaçe, ik se nuk dua mjek, jemi mirë, kalon vetë’. Dhe shpëtoi.
Ka 10 vjet që është me këto sëmundjet, të gjitha të zezat. Edhe kam bërë gjithçka që ai të mos ikte. Tani kësaj gjësë nuk i bëja dot gjë. Ishte kancer. I doli një kancer në stomak dhe pastaj u përhap. Ne kemi zbuluar para 1 viti dhe kur e zbuluam ne, 3-4 muaj i dhanë.
2 muajt e fundit ka vuajtur shumë. Vetëm pozitiviteti i vet e ka mbajtur se i degradoi shpejt. Edhe i shkoi gati 1 vit, po jetoi të paktën 8 muaj se nuk pranoi të bënte kemioterapi. Ata nuk e morën përsipër operacionin se ky nuk e përballonte dot nga gjendja shëndetësore.
Është shumë e vështirë ta shohësh prindin duke ikur dhe nuk ke ça t’i bësh më. Ditën e parafundit na tha mua dhe Marios ‘a po më jepni pak frymë’.
Nuk merrte dot frymë, merrte frymë 1 herë në 20 sekonda. E tha edhe një batutë në fund pa ikur. I thashë ‘ça të bëj, hape gojën të jap unë’. Më tha mua ‘me më fry… më nder më bën’”, tregon Juli.
Mjeshtri i madh i humorit ndërroi jetë më 24 nëntor të vitit 2023, në moshën 73-vjeçare.