Buci është një nga banorët më të komentuar të edicionit të dytë të ‘Big Brother VIP Kosova’, rrugëtimi i të cilit është ndërprerë pak para finales.
Pas eliminimit të konkurrentit, ka folur për herë të parë edhe bashkëshortja e tij, duke u shprehur se ndihet e lumtur për të gjithë porositë që i ka dhënë e duke e konsideruar lojën e tij “interesante.”
‘Ka qenë gjithçka që ka ardhur aty për aty kur e kam parë Bucin. Nuk jam pishman çfarë i kam thënë dhe jam shumë e lumtur, dhe e kam përsëritur disa herë, që ky e ka kuptuar çfarë i kam thënë, madje ishte më interesante loja e Bucit’, është shprehur ajo.
Rikujtojmë se Buci u komentua shumë lidhur me afrimitetin e tij ndaj Santianës, që shpesh herë kaloi edhe në prekje fizike.