Ditë e re, një tjetër sherr vajzash në “BBVIP3”.
Pas Ilnisës dhe deklaratës se Rike ka “kërcyer me gjysmën e rruzullit”, ka qenë radha e Rozës të bëjë një deklaratë ndaj një tjetër banoreje, por këtë radhë duke përfshirë familjen e saj.
Po flasim për diskutimin, me tone të larta, të Rozës me Ledjonën, teksa moderatorja i ka përmendur më herë kësaj të fundit vajzën dhe faktin që “nuk e ka bërë me dashuri”, nisur nga divorci me ish-bashkëshortin.
Jo vetëm kjo deklaratë, por edhe mënyra se si Roza ka përballuar debatin me Ledjonën, që u shpreh absolutisht e prekur nga shprehja e moderatores, ka bërë që njerëzit t’i kthehen kundër, por fillimisht ky ishte diskutimi mes tyre:
Ledjona: Personi që më ka rënduar mua ke qenë ti, se t’i thuash një femre që je rritur pa dashuri, unë atë vajzë e kam bërë me dikë me dashuri.
“Roza: A je me personin që e ke bërë?
Ledjona: Ç’rëndësi ka? I bie që është bërë pa dashuri?
Roza: Kështu i bie që do kisha bërë dhe unë fëmijë.
Ledjona: I bie që dhe ti pa dashuri je bërë?
Roza: Jo unë jam bërë me dashuri
Ledjona: Ku e di ti që je bërë me dashuri?
Roza: Sepse prindërit e mi nuk ishin me shkuesi, me dashuri kanë qenë.
Ledjona: Po ti ku e di se si kam qenë unë me babain e fëmijës? E di sa e turpshme është kjo që përdor dhe është shumë e keqe.
Roza: Më vjen keq po ti i ke lënë vend vetes që unë vetëm të të flas keq.”
Ndërkohë, më poshtë do gjeni vetëm dy prej shumë (po shumë komenteve) kundër Rozës, madje edhe që e ofendojnë, ndërsa ka edhe epitete ndaj saj, që nga “e ligë” deri tek ajo që nuk mund t’i përfshijmë në një artikull.