Sara Gjordeni është një nga banoret që i bashkuar shtëpisë së BBV në nisje të tij më datë 13janar.
Menjëherë pas hyrjes Sara është një nga banoret që ka pasur mjaft debate me banorët e tjerë e së fundmi me njohjen e saj me Bardhin, të cilën banorët nuk e besojnë nga ana e Sarës dhe mendojnë se po e përdor për lojë.
E sa i përket kësaj njohje, Sara e ka mbrojtur pëlqimin e saj për të duke theksuar vazhdimisht se edhe në sezonet e shkuara të BBV ka pasur çifte që nuk janë besuar, por sot presin fëmijë, duke iu referuar kështu Kiara Titos dhe Luiz Ejllit, të cilët janë në pritje të një fëmije.
Por çfarë mendimi kishte Sara për Kiarën gjatë kohës që ajo ishte pjesë e BBV?
Në një postim në InstaStory ajo ka treguar asokohe një ngjarje të pakëndshme me Kiarën, pasi kjo e fundit i ishte drejtuar një miku të saj për Sarën me fjalët: “Iii po këtë katunaten ç’e mban follow? S’më pëlqej kjo është shumë e shëmtuar”
Më tej, ajo ka shkruar për Kiarën se është fallco brenda shtëpisë dhe vetëm impostohet para kamerave për t’i dhënë njerëzve atë që duhet e jo atë që është dhe se e përdorte viktimizimin e “gocës së mirë” si kartë të fundit.