Dashi-Kjo ditë ofron emocione të bukura ndaj mos u përmbani në dashuri. Në punë ka ende nevojë për t’u përkushtuar dhe për të dhënë shumë, por frytet e punës tuaj do të shpërblehen me një super sukses.
Demi-Ditë interesante për dashurinë, ndonëse kohët e fundit e keni humbur disi ritmin. Demoralizim dhe pamundësi për t’i bërë gjërat siç duhet. Dikush do të mundohet që t’i bëjë gjërat edhe më të pamundura, duke bërë që të humbni durimin. Këshillohet që të bëni kujdes sa i takon fizikut.
Binjakët-Mund të keni luhatje humori sot. Në pjesën e parë të ditës do të ndiheni shumë të lodhur, ndërsa në mbrëmje do të keni kohë që të shijoni disa momente me familjen. Kujdes me vendimet që do të merrni.
Gaforrja-Parashikohet një ditë plot qejf. Megjithatë në mëngjes do të plotësoni disa detyra të lëna pezull. Duhet të planifikoni axhendën e ditës në mënyrë që të mos keni përplasje me anëtarët e familjes apo kolegët. Në fund të ditës do të merrni një lajm të mirë.
Luani-Mjaft u ndjetë keq për veten. Bota është një vend i mrekullueshëm dhe pozita juaj nuk është aspak e keqe. Rendisni gjërat e mira që keni në 24 orët e ardhshme dhe më pas shijojini.
Virgjëresha-Ndonëse mund të jeni të paduruar për të çuar përpara një projekt të caktuar, duhet të jeni të përgatitur për pengesa të mëdha që nuk do t’ju lenë të vijoni përpara. Bëni plane, por mos u përkushtoni më shumë seç duhet.
Peshorja-Të jeni krenarë sot do të sjellë pasoja në pozicionin tuaj të punës dhe në dashuri. Beqarët do realizojnë takime interesante sot. Edhe në planin financiar do jetë një ditë me fat.
Akrepi-Kjo nuk është dita ideale për dashurinë, keni ndjesi të çuditshme nga partneri. Në punë keni nevojë për pak më shumë qetësi dhe më pa stres, ndaj dhe do të ishte mirë që të bënit një pushim të shkurtër.
Shigjetari-Jeni duke përjetuar një situatë të çuditshme dhe këshillohet për kujdes. Në sferën profesionale, kreativiteti do të vlerësohet maksimalisht. Ndërkohë sa u takon sektorëve të tjerë, do të ketë kriza, të cilat do arrini që t’i përballoni.
Bricjapi-Një ditë pozitive parashikohet të kalojnë sot të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Në punë do të shkojë gjithçka mirë dhe mund të merrni disa shpërblime. Të dashuruarit do kalojnë momente romantike.
Ujori-Do të ndiheni të hutuar nga situatat që do të ndodhin sot. Udhërrëfyesi më i mirë në këtë situatë është zëri juaj i brendshëm. Besojuni instinkteve. Ato do t’ju tregojnë çfarë të bëni.
Peshqit-Po, ju do të dëshironit të ishit në vendin e dikujt tjetër aktualisht, por shikojeni në një tjetër këndvështrim. Ka të paktën 5 miliard njerëz të cilët do të donin të ishin në vendin tuaj. Ju jeni ku jeni dhe jeni kush jeni, shijojeni jetën./tvklan.al