Këngëtarja shqiptare, Greta Koçi përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur së është bërë nënë e një djali.
Ajo u ka treguar ndjekësve se nuk ka lindur në Shqipëri por në Amsterdam të Holandës.
Artistja ka shkruar: “Sot u bekova me një djalë. Asnjë sukses dhe arritje në jetën time nuk u krahasoka me këtë moment. Është dita me e bukur e jetës sime! Faleminderit Zotit dhe të gjithë ekipit mjekësor në Amsterdam.”
https://www.instagram.com/p/C2fdnVHN_n6/?igsh=MXdkemIwaHBlb21tcg==
Disa muaj më parë, Greta Koçi përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, ka zbuluar disa sekuenca videosh nga festa e zhvilluar për zbulimin e gjinisë.
Në pritje të ëmbël, më e lumtur se kurrë, ka shkruar këngëtarja bashkangjitur postimit të saj, ku shihet teksa përkëdhel barkun e rrumbullakosur.

