Ledion Liço është moderatori i këtij sezoni të “Big Brother VIP” duke zëvendësuar moseratoren e njohur, Arbana Osmani.
Shumë kritika ndaj tij para nisjes së programit, por Ledionit iu deshën vetëm pak minuta prezantim për të krijuar një pëlqim të madh te publiku.
Sot, ai ka dhënë një paralajmërim në Instagram përsa i përket “Prime-t”.
“Sonte do kalojmë akoma më bukur 21:00″, shkruan ai. Kujtojmë se ditën e djeshme një zarf i kuq mbërriti në shtëpinë e BBV, ku iu bë e ditur të gjithë banorëve që të bëjnë gati valixhet, ndërsa vendimi do të jepet sonte.