Aktori Olsi Bylyku është banori më i fundit që iu bashkua shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Megjithatë kjo nuk e ka penalizuar atë që të jetë mjaft aktiv nëpër shtëpi.
Në një diskutim me Roza Latin, Olsi ka treguar emrin e veçantë që ka menduar për djalin e tij. I pyetur nga Roza se ka dëgjuar për lidhjen e tij të re, aktori u përgjigj si më poshtë:
Olsi: E kam menduar emrin e djalit, për Zotin
Roza: Si e ke menduar?
Olsi: Sol
Roza: Sol?
Olsi: Sol, diell edhe lidhet me emrin tim Ols
Roza: Po mamanë e djalit e ke menduar, mamaja ku është? Folën portalet që je lidhur me dikë, është e vërtetë?
Olsi: Jam lidhur unë? Jo.
Edhe Roza tregoi emrin që ka menduar për vajzën e saj. Ajo tha se vajzën do ta quajë Perla, duke shtuar me shaka se të gjitha i ka gati përveç partnerit.