Ditën e sotme nëpërmjet rrjeteve sociale, Kiara Tito dha një lajm të trishtë.
Ajo tregoi se fatkeqësisht kushëriri i saj ka ndërruar jetë.
Moderatorja postoi një foto të të ndjerit dhe krahas shkroi:
“Një lajm që na tronditi të gjithëve familjarisht. Një nga njerëzit me shpirtin më të mirë, por aq i mirë ishe sa zoti të deshi për vete. U prehsh në paqe kusho”.
Kiara nuk ka dhënë më shumë detaje për arsyen e vdekjes të njeriut të saj të afërt.