Gjatë kohës që Dea Mishel ishte pjesë e “Big Brother VIP”, Roza Lati nuk ia kurseu asaj një koment.
Për këtë është bërë me dije së fundmi vetë Dea Mishel nga një ndjekëse në një pyetësor në InstaStory.
“E di ti si ka shkruar Roza për ty kur ke qenë brenda te bigu? Si bën kjo Dea sikur e bën shu**ën cola-cola”, shkroi ndjekësja, ndërsa Dea Mishel tha: “Shume me edukate si deklarate. E bej Rosé”.
Më pas, Dea Mishel postoi një tjetër story ku tha:
“Duket shumë e thjeshtë të ofendosh rëndë nga rehatia e divanit. Nuk do e bëj kurrë për shumë arsye. Mbase për këto arsye më diskutojnë dhe mbetjet e trupit. Love”.