Pas largimit nga BBV, Drini Zeqo bën reagimin e tij të parë

Ditën e djeshme “Big Brother VIP” lajmëroi me anë të një zarfi se konkurrentit Drini Zeqo i duhej të ndërpriste rrugëtimin e tij në këtë reality show.

Kjo për shkak të një urgjence familjare, siç u bë me dije nga shkrimi në zarf.

Pak më herët gazetari ka bërë reagimin e tij të parë me anë të një postimi në Instagram, ku ka sqaruar:

Në jetë ka shumë gara por asnjë nuk është më e rëndësishme se sa shëndeti i familjarëve. Duke qenë se familja është gjëja më e rëndësishme për mua vendosa ta ndërpres rrugëtimin tim në “Big Brother VIP”. Të gjithë jemi mirë, faleminderit për interesin dhe kujdesin e treguar. Shihemi së shpejti!”

https://www.instagram.com/p/C2Pml3fMh69/?igsh=Z3U2b25seTJ3dTEy