Pavarësisht identitetit gjinor, seksualitetit ose preferencave, marrëdhëniet në çift janë një nga faktorët që ndikojnë direkt në jetën tonë. Kur keni një lidhje të kënaqshme dhe të lumtur, ju praktikisht jetoni në pozita të shëndetshme.
Ka shumë persona që përplasen për argumente, nuk pajtohen me partnerin/en, por nëse kjo qasje fillon e bëhet e qëndrueshme, për t’ju bërë të ndiheni të frikësuar, të kontrolluar, të frikësuar, atëherë kjo mund të jetë shenjë e një marrëdhënieje abuzive.
Ja 16 shenjat apo sjelljet që tregojnë se po jetoni në një marrëdhënie të pashëndetshme:
1. Partneri/ja juaj bërtet, tallet ose ju kërcënon verbalisht.
2. Ata kërcënojnë se do t’ju mbajnë lekët, laptopin ose telefonin.
3. Ju ulin personalitetin para të tjerëve.
4. Ju fshehin informacione, gënjejnë, nuk mbajnë premtimet, janë xhelozë ose kanë marrëdhënie të tjera.
5. Ata monitorojnë telefonatat, mesazhet, emailet dhe llogaritë tuaja të rrjeteve sociale.
6. Ju ndjekin ose kontrollojnë, ju vënë në siklet në publik.
7. Bëjnë gjeste zemërimi, ju kërcënojnë se do t’ju lëndojnë.
8. Përdorin kërcënime ose frikësim për t’ju detyruar të kryeni akte seksuale ose të shikoni pornografi.
9. Janë fizikisht të dhunshëm.
10. Nuk e kontrollojnë dot zemërimin e tyre, ju lusin t’i falni dhe qajnë duke premtuar se nuk do të ndodhë më kurrë.
11. Ata (padrejtësisht) ju akuzojnë për flirtim me njerëz të tjerë ose për tradhti.
12. Përpiqen t’ju tregojnë se ku mund të shkoni dhe ku nuk mund të shkoni, ose përpiqen t’ju ndalojnë të takoni njerëz të tjerë.
13. Ju bëjnë presion për të përdorur drogë dhe substanca të tjera.
14. Kur flisni, ata ose nuk dëgjojnë ose nuk përgjigjen.
15. Refuzojnë t’ju ndihmojnë me punët e shtëpisë apo kujdesin për fëmijët.
16. Ju kërcënojnë me fjalë se ndihen të lënduar ose do të tentojnë vetëvrasjen.