Heidi Baci është një prej banoreve të “Big Brother VIP Albania” këtë sezon, ama ajo ka krijuar bujë më herët në mediat shqiptare.
Kjo për shkak të pjesmarrjes së saj në “Grande Fratello”, ku qëndroi vetëm 40 ditë për shkak të situatës së bujshme që krijoi i ati i saj.
Për ata që nuk e mbajnë mend, Heidi krijoi brenda shtëpisë një lidhje me një tjetër banor 20 vjet më të madh në moshë se ajo, andaj i ati i saj hyri në shtëpi për ta ndaluar këtë lidhje dhe i kërkoi asaj ta linte garën, gjë që ajo e bëri.
Tashmë mediat italiane kanë shkruar për hyrjen e Heidit në formatin shqiptar, ndërsa kanë pëmendur pjesën ku ajo flet me banorët rreth eksperiencës në Itali, ku ndër të tjera shprehej se babai i saj nuk kishte probleme me moshën rreth saj dhe Massimilianos, por ishte karakteri i tij mbytës dhe posesiv ndaj saj që e bëri të ndërhyjë.
Diçka tjetër që ajo tha ishte se moderatori i “Grande Fratello-s”,Alfonso Signorini kishte mbajtur më shumë se njëherë anën e Massimilianos duke e përdorur historinë.
Komentuesit dhe publiku Italian nuk e kanë pëlqyer këtë koment pasi kanë shkruar se ajo është mosmirënjohëse.
“Rri në Shqipëri,këtu nuk na mungon” ;
“Shikoj që ka ndryshuar program por jo sjellje,fakti që vazhdon flet për Varresen të bën të kuptosh çfarë njeriu është..”;
“Ky është komplet budallëk, fallco dhe hipokrite…ka luajtur me Max..mace e vdekur e gradës së lartë..kishte nevojë për vëmendje… në fakt gjendet në një tjetër BB”
“Ajo nuk besohet,iku menjëherë në një tjetër spektakël.Vetëm këtë ka në mendje?”;
“Herët ose vonë të gjithë e tregojnë veten,nuk më ka pëlqyer kurrë!”