Arbana Osmani u komentua jo pak për mungesën e saj në moderimin e këtij sezoni të tretë të “Big Brother VIP”.
Mirëpo, ajo tashmë është një emër i përfolur për të drejtuar reality shown “Ferma Vip” në Vizion Plus.
Kështu kanë deklaruar mbrëmjen e djeshme me anë të një video Live në Instagram Fatma Haxhialiu, Olti Curri dhe Andi Vrapi.
Arbana ka paralajmëruar rikthimin në ekran me një tjetër program, por nuk dihet nëse do vijojë të qëndrojë në TCH. E gjithashtu edhe Eduarti bëri me dije se “do të shihemi në projekte të tjera”.
Mbrëmjen e djeshme ajo uroi Ledionin për drejtimin e BBV, ndërsa shkëmbeu mesazhe mirënjohje edhe me CEO-n e Top Channel, Lori Hoxha.