Sot starton spektakli i madh i “Big Brother VIP” në sezonin e tij të tretë, në moderim të Ledion Liços.
Nga ana tjetër është shuar çdo dyshim dhe shpresë se Arbana Osmani do të ishte gjithashtu pjesë e programit, si bashkë-moderatore.
E teksa u aludua për krisje të marrëdhënieve mes dy palëve, me një postim të bërë pak më parë Arbana Osmani vuri pikat mbi “i”.
Ajo sërish nuk bëri me dije arsyen se përse nuk do të jetë këtë vit prezantuesja e BBV, ama shprehu mirënjohje dhe falenderime për të gjithë, duke filluar që nga Ledion Liço e deri tek Sara dhe Lori Hoxha.
“Sonte fillon aventura e BB Vip, një aventurë e jashtëzakonshme televizive, pjesë e së cilës kam patur fatin dhe privilegjin të jem për shumë vite me rradhë. Përjetë falenderuese dhe mirënjohëse Tanit që më zgjodhi atëherë kur besim te unë nuk kishte askush, dhe Lorit e Sares me të cilat vazhduam për dy vite të gozhdojmë shqiptarët para ekranit për muaj me rradhe duke bërë bashkë gjithë familjen.
Shume suksese sonte mikut tim te vjeter @mr.ledionlico si dhe gocave te mia @lorinamixha @kristina.mere @petrina.gorica, you'll do great, as always:) E në fund faleminderit juve, ndjekësve të mi, për te gjithë vleresimin dhe dashamiresinë karshi meje. Ju lexoj dhe ju shoh gjithmonë. Ju dua“- shkroi moderatorja krahas një kolazhi me foto nga moderimet e saj në BBV.