Na ndajnë vetëm pak orë nga nisja e sezonit të tretë të “Big Brother VIP Albania.
Kurioziteti është i madh se si do të duket shtëpia e re si edhe kush do të jenë personaazhet që do ti bashkohen programit.
Ditën e djeshme u bë zyrtarisht e ditur se banori i parë që do ti bashkohet shtëpisë është Meriton Mjekiqi.
Ndërsa tashmë është zbuluar edhe banorja e dytë. Ajo është Ledjona Xheladinaj, një gazetare investigative dhe është gjithmonë në përndjekje të historive shumë të veçanta, çka e ka bërë të jetë shumë e dashur për publikun shqiptar.
Mbetet për t’u parë nëse të njëjtën marrdhënie do të ketë dhe me banorët brenda shtëpisë.