Dashi-Kjo ditë nuk ka të bëjë me humbjet tuaja. Kjo është dita për të numëruar fitoret tuaja. Për të kujtuar të gjitha mënyrat në të cilat keni triumfuar. Për të kujtuar se ju jeni versioni i mishëruar i forcës dhe guximit. Pra, mos lejoni që rrethanat tuaja t’ju rrëzojnë. Oh, dhe një gjë tjetër! Dijeni se të gjitha gjërat që nuk po funksionojnë po ju tregojnë se nuk janë të destinuara për ju, lëre çdo gjë të rrjedhë.
Demi-Kuadri yjor duket favorizues sot. Marrëdhënia në çift do të jetë e qëndrueshme. Si ju ashtu edhe partneri do të mund të shpreheni më lirshëm dhe do t’ia plotësoni dëshirat njeri-tjetrit. Financat do të jenë goxha të mira. Sakrificat do të japin rezultatet e pritura.
Binjakët-Një ditë pozitive do të jetë kjo e mërkurë për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Problemi shëndetësor që u ka shqetësuar ditët e fundit do marrë fund. Kujdes me vendimet që merrni sepse mund ta pësoni keq.
Gaforrja-Pas disa ditësh plot tension tani keni mundësinë të qetësoheni e të pushoni sadopak. Afërdita pozitive në shenjë sot bën që kriza në raportet me partnerin të marrë fund një herë e mirë.
Luani-Konkurrentët tuaj do të përpiqen të përkeqësojnë reputacionin tuaj. Ata do të prishin imazhin tuaj përpara shumë njerëzve. Ju duhet të jeni të guximshëm për të thënë të kundërtën edhe pse do e keni terrenin e vështirë.
Virgjëresha-Diçka të cilën e keni ëndërruar prej shumë kohësh mund të bëhet e juaja, nëse merrni guximin për të vepruar, pavarësisht se e dini mirë që do të kritikoheni nga ata që ndihen të kërcënuar nga masat që do të merrni.
Peshorja-Duhet të punoni më shumë për marrëdhëniet tuaja sociale. Jeni të mbyllur në vetvete. Është mirë që mbrëmjen ta kaloni me shoqërinë.
Akrepi-Ka periudha pune dhe pushimi. Energjia e kësaj të fundit është ajo që aktivizohet për ju tani. Pra, tërhiquni prapa dhe lejoni që ajo që ka qenë gjithmonë e juaja të shfaqet në përditshmërinë tuaj. Kur bëhet fjalë për çështjet e zemrës, mos hezitoni. Thoni se si ndiheni edhe nëse ndonjëherë jeni të pasigurt. Ka bukuri në ndershmëri, lloj bukurie që do të krijojë hapësirë për intimitet më të thellë.
Shigjetari-Do të keni mundësi të flisni më lirshëm dhe të merrni vendime. Do të keni nevojë për qëndrueshmëri në jetën tuaj në çift dhe për këtë do të jeni më bashkëpunues me partnerin. Në planin financiar bëni sa më shumë kujdes dhe nga ana tjetër mos bëni gabim të merrni hua.
Bricjapi-Një ditë e bukur parashikohet e sotmja për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Ju do të arrini që të merrni disa fitime nga investime të kryera më parë. Problemet që keni pasur në familje do të marrin fund.
Ujori-Jeta juaj në çift do të jetë e jashtëzakonshme. Do të ndiheni mirë dhe ndonjëherë nuk do ju besohet që jeni në realitet dhe jo në ëndërr. Në lidhje me financat, buxheti nuk do të jetë pozitiv, edhe pse do të përpiqeni që kjo situatë të ndryshojë.
Peshqit-Fitimi i parave do të jetë qëllimi juaj kryesor sot dhe do të fokusoheni vetën tek financat. Ju do të merrni atë që meritoni, pasi keni punuar shumë për të arritur këtu ku jeni. Mos u dorëzoni./tvklan.al