Një 33-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri nga kunati i tij, pasi ka zbuluar se i kishte përdhunuar prej 9 vitesh të bijën.
50-vjeçari shqiptar mësohet se ka qëlluar vëllain e gruas me një armë gjahu dhe më pas është vetëdorëzuar në policinë në Volos.
Shqiptari ka rrëfyer në polici se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin pasi mëngjesin e së martës vajza e tij 18-vjeçare i tregoi se 33-vjeçari e kishte përdhunuar që prej moshës 9-vjeçare.
Ndërsa së fundmi, sipas rrëfimit të vajzës, ai e ka shantazhuar se do t’i publikonte video dhe foto intime të akteve të tij.