Moderatorja e dashur për publikun, Bora Zemani, feston sot ditëlindjen e saj. Ajo mbush sot plot 32-vjeç.
E sigurisht urimin e parë në rrjetet sociale e ka marrë nga partneri i saj, Donald Veshaj.
Ky i fundit postoi një foto të Borës dhe krahas shkroi: “Për ty botën”.
Personazhe të shumtë e kanë uruar moderatoren për ditëlindjen e saj, duke përmendur këtu; Romeo Veshajn, Sara Hoxhën apo mikeshën e saj të ngushtë, Semi Jaupajn.