Psikologjia të ndihmon të “lexosh”, analizosh dhe kuptosh më mirë njerëzit dhe përmes këtyre trukeve, do të arrish të kontrollosh pothuaj çdo situatë.
1. Ç’të bësh kur dikush bën një shaka të tepruar?
Në vend që të humbasësh toruan, bëj sikur nuk e dëgjove ç’të tha. Kështu, personi do ta përsërisë dhe askush nuk do të qeshë më.
2. Si të sillesh kur kërkon diçka?
Konsideroje si ofertë. Pra, nëse ti bën këtë për mua, fiton (x) gjë. Gjithkush kryen veprime fitimiprurëse për veten.
3. Kontakti me sy
Kur takon dikë të ri, shikoje gjithnjë në sy dhe përqendrohu te ngjyra e syve.
4. Memorizo emrat e njerëzve
Fikso emrat e njerëzve, duke i përsëritur vazhdimisht në bisedë.
5. Lejoji njerëzit të flasin për veten
Kështu, ti do të dukesh një person më misterioz, i cili nuk shprehet tek të gjithë.
6. Mbaje drejt posturën
Sepse krijon idenë se ke shumë vetëbesim, gjithmonë.