Skocia pushtohet nga “retë e ylberit”; Kjo video do t’ju mahnisë

Banorët e Skocisë së fundmi janë përballur me një pamje të rrallë dhe magjepsëse të krijuar nga natyra.

Qielli skocez u pushtua nga retë vezulluese shumëngjyrëshe të ngjashme me ngjyrat e ylberit, që kanë mahnitur të gjithë banorët.

Ky fenomen, i identifikuar si “retë e ylberit”, ndodhi pranë plazhit Nairn. Këtë fenomen e fotografoi një fotograf 29-vjeçar, Joshua Earle dhe ka shpërndarë videon në llogarinë e tij në Instagram.
Ai shpjegoi se fenomeni i njohur si “Retë Stratosferike Polare” ndodhin për shkak të reve të larta arktike.

https://www.instagram.com/reel/C1O01FQt1IP/?igsh=MmpuZmRnemJqYW1v

Çfarë janë retë e ylberit?

Është fenomeni i reve polare stratosferike. Ato e kanë origjinën në një lartësi të madhe (rreth 21,000 kilometra) brenda stratosferës së Tokës, raporton “The Economic Time”. Retë zakonisht nuk formohen në stratosferë sepse është jashtëzakonisht e thatë. Megjithatë, gjatë dimrit në gjerësi gjeografike më të larta, temperaturat stratosferike mund të ulen mjaftueshëm për të inkurajuar formimin e reve, shpjegon uebsajti i Laboratorit Jet Propulsion të NASA-s.