Kur bëhet fjalë për takimet e para, ekziston presioni për të lënë një përshtypje të mirë. Nga zgjedhja e veshjes perfekte deri te zgjedhja e temave të duhura të bisedës, ka shumë faktorë për t’u marrë parasysh.
Sipas ekspertes ndërkombëtare të etikës, Jacqueline Whitmore, çdo gjë që përmban salcë të kuqe është “e ndaluar”. Ajo përmend edhe disa emra ushqimesh të tjera që duhen shmangur, por ato që përmbajnë salcë të kuqe janë vendosur në krye të listës – me një arsye të fortë.
Salca e kuqe është ‘e rrezikshme’. Ajo mund të përhapet në buzë, por edhe në çdo pjesë të trupit, duke përfshirë edhe rrobat, nëse nuk je 110 për qind e kujdesshme.
Sikur të mos mjaftonte stresi i takimit të parë, kurseji vetes edhe një super problem tjetër duke mos porositur një pjatë me salcë të kuqe. Kështu do të kesh një problem më pak. I vetmi që mbetet është të të pëlqejë ai.
Gjithashtu mos porosisni Burger! Kjo është një këshillë miqësore 🙂