Alby la shtëpinë e Big Brother VIP Kosova dhe garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh mbrëmjen e djeshme.
Të tjerët që i shpëtuan eliminimit dhe vazhduan garën janë: Alba, Blerando dhe Santiana.
Alby ka qenë njëra nga banoret e shtëpisë që u komentua dhe u gjykua shumë për të kaluarën e saj.
Por, megjithatë ajo gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, mori shumë komente pozitive për karakterin e saj të fortë dhe për sinqeritetin e saj.
Alby i dha shtëpisë shumë emocione me rrëfimet që ndau për publikun.