“E përcollëm me muzikë”, Alketa flet për largimin nga jeta të të atit: “Viti më i keq i jetës time”

Kur ishte ende në jetë, Alketa Vejsiu e ka treguar shpesh herë lidhjen e veçantë që ka patur me të atin e saj nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.

Pas humbjes së tij, moderatorja ka treguar se nuk e ka përjetuar aspak mirë, mirëpo jeta vazhdon dhe për këtë duhet të qëndrojë e fortë.

Alketa ka organizuar së fundmi një pyetësor me ndjekësit e saj në Instagram, ku një prej tyre e ka pyetur se si po e përballon humbjen e babait.

Moderatorja tha se kjo është dhimbja më e hidhur që ka provuar ndonjëherë, tek shtoi se sipas porosisë të së atit, në ceremoninë mortore familja e ka përcjellë me muzikë dhe nuk janë veshur me të zeza.