Janari shënon dhe fundin e spektaklit të humoristit Agron Llakaj, “Al Pazar” në Vizion Plus.
Burime për tirananews.al bëjnë me dije se drejtuesit e televizionit kanë vendosur mosvijimin e spektaklit pasi shikueshmëria e tij vitet e fundit ra ndjeshëm.
Ndaj nuk ishte aspak çudi përse mbrëmjen e Vitit të Ri pamë rikthimin e Agron Llakajt tek “Portokalli” në Top Channel.
Kujtojmë që Llakaj ka qenë ndër themeluesit e Portokallisë e madje këtë fundvit ai ishte një nga të ftuarit special në show-n e humorit.