Kanye West dhe Bianca Censori u martuan vetëm një muaj pas divorcit të reperit nga Kim Kardashian, me licencën e ‘martesës konfidenciale’ dhe dasma nuk u regjistrua në regjistrin publik.
Pasi bënë bujë për pamjet dhe sjelljet e tyre provokuese në Itali, Kanye West dhe Bianca Censori janë përfolur edhe për një krizë në marrëdhënien e tyre.
Reperi u ka dhënë fund këtyre aludimeve pasi së fundmi ai ka publikuar disa foto të partneres së tij gjysmë të zhveshur.
Gjithashtu thuhet se Kanye West i ka vënë disa kushte ‘absurde’ të dashurës së tij, Bianca Censori.
Ai e ka urdhëruar të mos flasë ‘kurrë’ në dalje publike, dhe ka nxjerrë një sërë rregullash për të jetuar, duke përfshirë, ushqime specifike që mund të hajë dhe çfarë mund të veshë.