Moderatorja e emisionit investigativ ‘Piranjat’ ishte e ftuar në emisionin “Oxygen” i gazetarit të njohur Besim Dina.
Por ajo që ra në sy ishte një fjalim i Dojna Memës për ‘mbipopullimin’ e ekraneve shqiptare nga vajzat e Instagramit duke nënkuptuar që po shkelin në televizione vajza të patalentuara.
Ajo për të cilën u shpreh Dojna u pëlqye dhe u përqafua shumë nga komentuesit të cilët dhanë dhe ‘miratimin’ e tyre.
Duket se një personazh i njohur i ekraneve shqiptare dhe ish banore e Big Brother siç është modelja Rike Roçi ‘ka shpërthyer’ në një koment asapk të mirë ndaj Dojnës, të cilës i hedh poshtë të gjithë moralin dhe mesazhin të cilin përcjell.
“Harroj kjo qe Cuni babit ****** i vente 500 euro ne ball dhe ju benin syte me zemra kesaj …I urrej vajzat qe bejn si moraliste dhe pastaj nga mbrapa jan me keq” – komenton Rike në videon e postuar ku më pas dhe është fshirë komenti.
Ajo i referohet këtyre pamjeve të cilat janë bërë vite më parë, kur Dojna Mema intervistoi Erik Fullanin gjatë një videoje Live.
Në momentin që një prej komentuesve iu drejtua në mënyrë komike Erikut për t’i dhënë 500 euro, ai i nxjerr dhe ja vendos Dojnës mbi sy.