Dua Lipa ka bërë një ndryshim drastik në pamje me fillimin e vitit të ri.
Pak kohë më parë, ajo ka surprizuar fansat duke i lyer flokët e kuqe, të cilat u pëlqyen shumë dhe inspiruan një pjesë të mirë të vajzave, ama nuk zgjatën për shumë gjatë.
Tashmë ajo është bërë bjonde dhe pamjet i ndau vetë në profilin e saj të Instagram-it.
Këngëtarja thotë se ndryshimi në pamje është bërë për filmin ‘Argylle’, që pritet të ketë premierën në shkurt.