Dashi
Këtë muaj duhet të dëgjoni edhe zemrën edhe arsyen sepse vetëm ashtu do gjeni ekuilibrin dhe gjërat do ju ecin mirë. Nëse nxitoheni, nëse tregoheni impulsivë dhe të palogjikshëm mund të keni tronditje. Ju të dashuruarit do përballeni shpesh me goxha probleme. Mire është që të ruani sa të mundni qetësinë, pasi nëse alarmoheni dhe e ngrini zërin vetëm sa do e përkeqësoni situatën. Nëse jeni beqarë do ndihen gati ta ndryshojnë statusin tuaj dhe do përfitoni nga propozimet që do merrni. Shëndeti herë pas here do ketë shqetësime. Nuk do keni mbrojtje të mirë imunitare dhe mund të prekeni nga virozat. Dietat shmangini. Financat do jenë të qëndrueshme, por mos prisni përmirësime. Në punë vërtet do përballeni me vështirësi e sfida të mëdha, por ato do ju bëjnë më të fortë dhe do arrini majat.
Demi
Plutoni dhe Saturni do e bëjnë shpesh të zymtë këtë muaj. Rreth datës 9 deri ne 15 do reflektoni pak, por sërish do futeni në probleme. Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë goxha konfliktuale. Do ndiheni herë pas here keq, por nuk do e frenoni veten e nuk do hapni rrugë. Ju beqarët do jeni luftarakë dhe do arrini ta bëni për vete personin që aq shumë e keni pëlqyer. Gjendja shëndetësore do jetë delikate sidomos dy javët e para. Do keni shqetësime nga shumë pjesë të trupit. Në planin financiar duhet të tentoni ta stabilizoni situatën edhe sikur të mos arrini rezultatet e pritura. Në pune nuk do i rezistoni dot tundimit dhe do bëni të pamundurën për ta fituar një pozicion. Deri në datën 15 do lodheni jashtë mase.
Binjakët
Edhe pse jo çdo ditë do jetë e lehtë, ju do bëni të pamundurën që të ruani një klimë sa më të ngrohtë këtë muaj. Nëse jeni ne një lidhje, java e pare do jetë delikate. Partneri do ju kritikojë se e keni lënë pas dore. Kërkoni falje dhe mundohuni t’i ndreqni gabimet sa më parë. Nëse jeni beqarë do realizoni një takim të bukur nga mesi i muajit. Për këtë person keni ëndërror gjatë gjithë kësaj kohe. Shëndeti herë do jetë mirë dhe herë jo dhe aq. Pesimizmi do ju pushtojë në disa momente dhe do ndiheni pa fuqi. Bëni ushtrime për relaks dhe qetësi sepse do ju ndihmojnë goxha. Gjendja e financave do jetë në dorën tuaj. Po bëtë çmenduri do keni edhe vështirësi të mëdha. Në punë duhet të negocioni me koleget në mënyrë që të arrini më parë atje ku dëshironi. Ata do ju ndihmojnë pa interes.