Bricjapi
Jeta familjare do ketë më shumë prioritet se gjithçka tjetër këtë muaj. Çdo moment të lire do e kaloni me ata qe doni më tepër. Nëse keni një lidhje, javët e para do keni mosmarrëveshje, por më pas do e kuptoni se e keni bërë gabime të dyja palët. Java e fundit e muajit do jetë shumë më e ngrohtë. Ju beqarët do keni vetëm mundësi për aventura dhe asgjë më tepër sesa aq. Për dashuritë e mëdha duhet ende të prisni. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e mirë për shkak të lodhjes dhe ngarkesës së madhe në punë. Financat mund të kenë përmirësime nëse ju vini fre shpenzimeve. Investimet ekstravagante lërini për më vonë. Në pune do keni shumë ngarkesë dhe nuk do jeni të qete për asnjë çast. Pranojeni ndihmën e kolegëve.
Ujori
Sipas parashikimeve ky muaj do jetë i ndarë në disa pjesë. Javët e para mund të kenë vështirësi dhe do jenë të mbushura me mërzitje, ndërkohë që pas datës 14 gjërat do normalizohen. Nëse jeni në një lidhje, javën e parë do keni debate të forta, por me pas do i kuptoni gabimet dhe do bëni të pamundur për t’i zgjidhur. Do dashuroheni me më tepër pasion. Ju beqarët më në fund do e takoni këtë muaj princin tuaj të kaltër dhe çdo gjë do jetë shumë më ndryshe. Gjendja shëndetësore do lerë për të dëshiruar. Duke mos u ushqyer si duhet mund të keni probleme akoma më të mëdha. Financat do jenë të kënaqshme nëse dini si t’i menaxhoni. Do ju duhet fillimisht të bëni disa sakrifica, por do ja vlejë. Në punë duhet të jeni gjithë kohës vigjilente dhe të përfitoni nga çdo propozim që do ju bëhet.
Peshqit
Gjatë këtij muaji gjërat do vazhdojnë t’iu ecin si më parë dhe do keni ende shumë për të bërë për të fituar besimin e të tjerëve dhe për ta normalizuar jetën. Nëse jeni në një lidhje dhe nuk e ruani dot vetëkontrollin do keni probleme e mosmarrëveshje të mëdha me partnerin. Po u treguat të logjikshëm dhe bashkëpunues gjithçka do ecë më së miri. Nëse jeni beqarë do keni plot mundësi për takime e lidhje, por po u nxituat të bëni zgjedhje do gaboni. Shëndeti do jetë shumë i mirë, megjithatë mirë do jetë të limitoni sa të mundni duhanin dhe ushqimin e yndyrshëm. Me financat mund të keni tronditje deri në momentin që të vendosni disa kufizime e të mos bëni investime të pamenduara. Në punë do jeni kërkues ndaj vetes dhe keni për të arritur majat e suksesit