Japonia ka lëshuar një paralajmërim të frikshëm për tsunami pas një tërmeti me magnitudë 7.4 ballë që goditi rajonin qendror.
Banorëve në zonën bregdetare Noto në prefekturën Ishikawa iu është kërkuar “të evakuuohen menjëherë”, tha TV kombëtar NHK.
Autoritetet kanë lëshuar gjithashtu paralajmërime për tsunami për prefekturat fqinje Niigata dhe Toyama, duke paralajmëruar se dallgët atje mund të arrijnë deri në 3 metra.
Televizioni publik shkroi “EVACUATE” me germa të mëdha, duke u bërë thirrje banorëve të largohen në vende malore pavarësisht motit të ftohtë dimëror.