Pak më parë faqja zyrtare e “Big Brother VIP” në Instagram ka ndarë një postim rreth programit që pritet të nisë në janar të vitit 2024, ku ka i ka dhënë përgjigje dilemës më të madhe të javëve të fundit.
Moderator do të jetë pikërisht Ledion Liço, pasi ai shfaqet në promon e “Big Brother VIP”.
Sakaq, është ndarë edhe një tjetër detaj që na bëri shumë kuriozë.
Në përshkrimin e videos shkruhet: “Të gjithë banorë, përveç njërit”, duke na vënë në pikëpyetje se çfarë sfide ka menduar ‘Vëllai i Madh' në këtë sezon të tretë.
Kjo do të mbetet për t'u zbuluar në 13 janar të vitit 2024.