Ditën e djeshme në emisionin “Ora e Pasdites” ishin të ftuar Salihu, babai i Lumbardhit, banorit të “Big Brother VIP Kosova”, nëna e tij, Lumnija si dhe vëllai, Drini.
Ata folën për përshtypjet e tyre rreth lojës së Lumbardhit brenda shtëpisë.
“Shumë na pëlqen që është i sinqertë dhe e thotë të vërtetën, Lumbardhi është vetëvetja”, thanë mes të tjerash gjatë kësaj interviste.
Ndërkaq, babai i Lumit, Salihu tregoi se sa i shoqërueshëm është ai.
“ Lumbardhi është një shok shumë i mirë, dhe djemtë e perëndimit krijojnë shoqëri, relacionet shoqërore i ruajnë shumë”.
Kurse, Drini, vëllai i Lumbardhit, u ndal tek lidhja e tij me Kaderin.
“Kaderi më pëlqen si lojtare, pasi është edhe me Lumbardhin tashmë. Buçi më pëlqen kështu si lojtar“, tha ai.