Pra, java e fundit e 2023-shit është këtu dhe është e mbushur me ngjarje qiellore. E para, do të ndodhë Hëna e plotë në Gaforre ditën e martë. Në të njëjtën ditë, Chiron na motivon të ecim para me besim. Të premten, Afërdita hyn te Shigjetari që do të jetë i lirë dhe në fund, Jupiteri përfundon prapavijën e tij dhe na lejon që të kemi liri dhe të përmbushim qëllimet financiare.
Dashi
Këtë javë do të kesh ndjesi që duhen shëruar dhe Hëna e plotë në Gaforre të ndihmon të ndjesh të gjitha emocionet rreth vetes, të ardhmes dhe shtëpisë. Afërdita, e cila hyn në Shigjetar, të ndihmon të tërhiqesh drejt vendeve dhe njerëzve të ndryshëm, mjaft interesantë.
Demi
Ndihu i sigurt dhe fol, i dashur Dem! Hëna e plotë në Gaforre të ndihmon të gjesh guximin dhe qartësinë që po kërkon në një lidhje. Marrëdhëniet e tua do të bëhen më intime dhe interesante dhe ti do të jesh pranë njerëzve që të ngjallin besim dhe të frymëzojnë.
Binjakët
Dëgjoje trupin tënd, pasi edhe ai flet! Po i shmangesh gjithnjë e më shumë një situate të caktuar, e cila sidoqoftë do të kërkojë vëmendjen tënde. Afërdita në Shigjetar vendos në orbitën tënde marrëdhnëiet pasionante të kundërta, të cilat do të tërhiqen. Kjo javë sjell edhe fundin e një cikli të vjetër që të ka mbajtur peng në të shkuarën.
Gaforrja
Është momenti të shkëlqesh, Gaforre! Hëna e plotë do që ti të fuqizohesh përmes ndjesive të buta: dhembshuria, dashuria, bujaria dhe përkujdesi. Të gjitha këto do të formojnë disa aftësi kyçe për të të siguruar një lidhje të shëndetshme.
Luani
Të gjitha gjërat marrin fund dhe këtë javë do të rikujtohesh se mbyllja e një periudhë është e domosdoshme, ndonëse ndonjëherë e dhimbshme. Ti do të shërohesh dhe do ta tejkalosh dhimbjen. Afërdita në Shigjetar të tërheq drejt një marrëdhënieje që do të të ndihmojë të kultivosh më shumë besim dhe guxim.
Virgjëresha
Askush s’e bën dot diçka më mirë se ti, Virgjëreshë! Miqtë të shohin si një udhëheqës ng ai cili kërkojnë orientim dhe udhëzime, sidomos në këto kohë të ndërlikuara, ndaj tregoje veten! Në fundjavë do të jesh magnet për marrëdhëniet që lidhen me sigurinë dhe kujdesin dhe inteligjencën emocionale.
Peshorja
Dëgjoje zemrën tënde, Peshore! Do të rritesh profesionalisht dhe në aspektin shpirtëror, falë ndihmës së Hënës së plotë. Edhe Afërdita do të vendosë vëmendjen te dashuria dhe takimet, ndaj mos i thuaj jo ftesave dhe vlerëso më shumë marrëdhëniet që ke ndërtuar.
Akrepi
Ki shpresë se gjërat do të shkojnë siç do ti. Hëna e plotë e së martës të nxit që të kesh besim tek e panjohura, për të takuar një version më të guximshëm të vetes. Afërdita në Shigjetar do të të ndihmojë shumë që të harmonizosh marrëdhënien tënde me financat dhe shërimin.
Shigjetari
Ç’është besimi për ty, Shigjetar? Këtë javë do të mësosh se kujt mund t’i besosh dhe kujt jo. Një marrëdhënie e bukur me fatin, romancën dhe paratë do të ndërtohet në sajë të Afërditës në shenjën tënde dhe ti do t’i vlerësosh të gjitha etapat e saj. Bëj hapa të vegjël, por domethënës.
Bricjapi
Gëzuar ditëlindjen, Bricjap! Kjo Hënë e plotë në Gaforre të fton në një romancë të re, ose forcon atë në të cilën je aktualisht. Afërdita në Shigjetar të premton një shërim më të shpejtë nga dhimbjen, modelet dhe njerëzit që kanë qenë pjesë e jetës tënde në të shkuarën.
Ujori
Merre me ngadalë, Ujor! Para se të vraposh me vrull, duhet të zvarritesh pak, që të shkosh me hapa të sigurt atje ku duhet. Afërdita në Shigjetar do të luajë me dy porta, duke të të ndihmuar ty dhe personin e zemrës që të gjeni mirëkuptimin dhe paqen mes jush.
Peshqit
Mos ki më dyshime në vlerat e tua. Gëzoju dashurisë, gëzimit, lumturisë, qejfit dhe parave. Afërdita në Shigjetar do të kujdeset pikërisht për marrëdhënien që ti ke me veten, duke të të treguar sa vlen dhe se mund të bësh gjëra fantastike.