Balina Bodinaku ka qenë e ftuar në studion e “Më lër të flas”, ku ka rrëfyer si ka qenë ky vit për të.
Ndër të tjera, ajo është pyetur lidhur me faktin që Arbana nuk e ftoi në dasmën e saj me Eduartin këtë verë, ndërsa ish-kolegu i Balinës, Arbër Hajdari, ishte i ftuar.
Sa i përket pyetjes, Balina tha se dasmat janë për njerëzit e afërt e miqtë e ngushtë dhe kjo është arsyeja pse nuk është ftuar, duke zbuluar se nuk ka ndonjë raport të afërt me moderatores, si Arbri.
Nga ana tjetër, ajo është pyetur nëse do të jetë opinioniste këtë sezon të BBV3, ndërsa Balina ka thënë se nuk di asgjë ende, e megjithatë pyetja e Donaldit ka ngritur dyshime se Balina mund të jetë opnionistja e këtij sezoni të BBV.
Kujtojmë se mes Balinës dhe Arbana Osmanin ka patur edhe një thumb disa kohë më parë.
Teksa diskutonte me Arbër Hajdarin dhe Zhaklin Lekatarin për vështirësitë që kishin hasur për shkak të komenteve të drejtpërdrejta ndaj konkurrentëve, moderatorja u tha:
“Ju do e kishit më të lehtë të bëheshit fansa…Vitin e kaluar kemi patur opinioniste që janë bërë fansa”, duke thumbur kështu Balinën, për të cilën u komentua jo pak herë se ishte mbështetëse e Donald Veshajt.
Nisur nga kjo deklaratë e Arbanës, ka reaguar edhe Balina Bodinaku.
Në një postim në InstaStory, ajo shkroi: “Fanse është zgjedhje. Kompleksi është vuajtje”.