Princ Leka ka publikuar kartolinën e Krishtlindjeve, por kësaj radhe vetëm me vajzën.
Kjo pas zërave për divorc nga bashkëshortja e tij, Elia Zaharia, ndonëse nuk është konfirmuar akoma nga ana e tyre.
Me anë të një postimi të publikuar në Facebook, shoqëruar me disa foto të realizuara në sheshin “Skënderbej”, ai bëri urimin për festa krah të bijës.
“Të dashur miq, ju uroj nga zemra një festë të gëzueshme të Krishtlindjes”, ka thënë ai.
Princi më tej shtoi: “Le të shijoni momentet e lumtura me familjen dhe miqtë tuaj në këtë kohë të veçantë të paqes dhe lumturisë për të gjithë”.