Azemi flet për elimimin nga BBVK dhe për situatën që e ka habitur më shumë

I larguari i fundit nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”, Azem Gagica, ka qenë i ftuar në “Big Talk Kosova” ku foli për eksperiencën në reality show.

Azemi tha se është habitur kur mësoi për mbështetjen e publikut pas daljes nga programi.

Unë kur kam dalë jam befasuar se çfarë përkrahje kam pasë sepse aty brenda nuk e kam ditur. Thjesht aty brenda në shtëpi kam qenë vetvetja, nuk e di a kam bërë ndonjë gjë gabim, që më ka qitur jashtë publiku mua”, ka thënë ai.

Azemi u eliminua edhe disa javë më parë nga programi, por bileta e fatit e riktheu sërish në lojë.